Pesë mënyra për të ndaluar elektrizimin e flokëve
Pesë mënyra për të ndaluar elektrizimin e flokëve

Elektrizimi i flokëve shkaktohet nga fërkimi i flokëve dhe një objekti tjetër, si palltoja gjatë dimrit apo shalli.
Temperaturat e ftohta jashtë dhe ajri i thatë dhe i nxehtë brenda rezultojnë në kushte të thata që shkaktojnë shumë elektricitet në flokë. Dhe nëse flokë janë të thatë ose të dëmtuar, mundësitë për elektrizim të tyre janë edhe më të mëdha, raportoi “Hairlust”.
Pesë mënyra për të parandaluar elektrizimin e flokëve:
1. Të përdoret shampo hidratues
Hapi i parë në luftën kundër elektricitetit statik në flokë është zëvendësimi i shampos së zakonshme me një shampo për flokë të thatë që ka përbërës natyralë për të pastruar dhe hidratuar flokët.
2. Ndryshoni rutinën tuaj të larjes
Nëse i lani flokët me shampo çdo ditë, merrni parasysh shkurtimin e ditëve të larjes. Larja e flokëve me shampo shumë shpesh mund t’i lërë të thatë dhe më të prirur ndaj elektricitetit statik. Për të ndaluar elektrizimin e flokëve, lani ato jo më shumë se dy deri në tre herë në javë.
3. Lani flokët me ujë të vakët, jo të nxehtë
Sigurohuni që t’i lani flokët me ujë të vakët dhe asnjëherë me ujë të nxehtë. Dushi i nxehtë mund të duket i mahnitshëm, por uji i nxehtë mund t’ju thajë flokët dhe t’i bëjë më të prirur ndaj elektricitetit statik.
4. Hidratoni me balsam
Përdorni gjithmonë shampon me balsam të cilësisë së lartë. Kondicionerët i mbushin flokët me hidratim dhe ndihmojnë në parandalimin e elektricitetit statik në flokë.
Kur aplikoni kondicioner, sigurohuni që ta aplikoni vetëm në gjatësitë. Kjo do të sigurojë që hidratimi të arrijë aty ku nevojitet më shumë.
5. Jini të kujdesshëm me nxehtësinë
Stilimi i flokëve me nxehtësi mund të thajë flokët dhe të rrisë elektricitetin statik. Kur është e mundur, zgjidhni modele flokësh pa nxehtësi. Nëse vendosni t’i stiloni flokët me nxehtësi, gjithmonë mbroni flokët paraprakisht me një mbrojtës të nxehtësisë me cilësi të lartë.