Pesë skuadra shqiptare kërkojnë kualfikimin në turin e tretë

Në mbrëmjen e sotme do të luajnë ekipet shqiptare në ndeshjet e kthimit të turit të dytë eliminator të Ligës së Konferencës. Vllaznia do të luajë në Rumani ndaj Universtitatea Craiova, në orën 19:30. Ndeshja e parë në “Loro Boriçi” ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1 dhe sot pritet sinjalizimi final i gjyqtarit për të kuptuar të kualifikuarin.

Në orën 20:00, Laçi do të ndeshet në “Elbasan Arena” ndaj molldavëve të Petrocub. Ndeshja e parë ka përfunduar në rezultatin 0-0 dhe ekipi kurbinas shihet si favorit në këtë sfidë.

Në mbrëmje, në orën 21:00, Tirana d otë ndeshet në Bosnjë ndaj kampionëve të Zrinjskit. Ekipi boshnjak fitoi ndeshjen e parë në “Air Albania” me rezultatin 0-1 dhe gjithashtu sot priten të jenë favorit për të kaluar në turin tjetër. Do të luhen 90 minuta dhe ekipi kryeqytetas nuk është dorëzuar dhe do të provojnë përmbysjen e madhe për të vazhduar aventurën evropiane.

Në Kosovë dhe në stadiumin “Fadil Vokrri”, skuadra e Dritës do të kërkojë që të shënojë një rezultat pozitiv, kundër belgëve të favorizuar të Antverpit.

Ndërkohë Shkëndija shihen në turin e tretë dhe ndeshja kthyese besohet se do të jetë vetëm një ndeshje shtesë evropiane për skuadrën tetovare, e cila triumfoi në takimin e parë Valmiera-n, me 2-1. /albeu.com

LEXO EDHE:

Back to top button