Pesëdhjet vetura, shiten për 17 minuta e 28 sekonda

Gjiganti i veturave franceze filloi prodhimin e veturës gjatë javës së kaluar, e të gjitha njësitë e planifikuara u shitën shpejtë, më saktësisht për 17 minuta e 28 sekonda.

My Ami Buggy është dedikuar enkas për tregun francez, e shpërndarja e veturave do të bëhet në gusht.

Kjo veturë nuk ka dyer, por një lloj rrethoje që parandalon pasagjerin të bie nga mjeti motorik.

Këtë veturë e vë në lëvizje motori që prodhon 8 kuaj-fuqi, e aty është edhe bateria prej 5.5 kWh.

Shpejtësia maksimale e veturës është 48 kilometra në orë, kurse me vetëm një mbushje të baterisë përshkon 76 kilometra.

Citroen My Ami Buggy filloi “jetën” si koncept në dhjetor të vitit të kaluar.

LEXO EDHE:

Back to top button