Peshkimi joligjor në liqenin e Ohrit rrezikon troftën dhe belushkën

Pamje tmerruese të troftës së ngordhur dhe të ngatërruar në rrjetat e peshkimit u regjistruan nga zhytësit e Ohrit në fund të Liqenit. Ata thonë se e gjithë kjo është rezultat i peshkimit të paligjshëm që ndodh gjatë hedhjes dimërore të vezëve të troftës, kur ajo edhe shumohet.

https://www.youtube.com/watch?v=7BiP7Z4HLFE&feature=youtu.be

Peshqit janë ngatërruar ne rrjeta, madje edhe për ditë të tëra. Nuk mund të ushqehen dhe të riprodhohen. Nëse bëjmë një krahasim të vogël për sa i përket moshës dhe sasisë, i kemi parë në numër më të madh, por shohim edhe femra më të mëdha, kallauzë deri në 10 kg. Fatkeqësisht, gjithnjë e më pak janë të pranishme në Liqenin e Ohrit. Në disa vende, ku është shumuar një lloj farë peshku, ato vezë janë plotësisht të braktisura. Këta janë treguesit më të rëndësishëm që rezervat e peshkut po shënojnë ulje- deklaroi  Jovan Sekuloski- qendra e zhytjeve.

Sekuloski thotë se me videot që ata i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duan t’i paralajmërojnë Institucionet se është e nevojshme të merren masa më konkrete për të parandaluar shkatërrimin e mëtejshëm të një specie endemike të troftës së Ohrit.

Gjatë shumimit të tyre nuk ka asnjë mbrojtje dhe, siç dihet, kapen çdo ditë nga vjedhësit e peshqve nga 500 kg deri në një ton peshk dhe ato shiten në mënyrë të paligjshme në Maqedoni. Kam kohë që mbështes formimin e një policie peshkimi në Maqedoni, e cila do të të jetë ndihmë për të gjithë koncesionarët- pohoi Radovan Dimitrieski “Shoqata e historive të peshkimit”.

Dimitrieski kërkon që Liqeni i Ohrit të mos jepet me koncesion në 10-15 vitet e ardhshme, por që të lejohet vetëm peshkimi rekreativ. Në ndërkohë, ai duhet të skanohet për të përcaktuar dendësinë e popullsisë së troftës dhe belushkës së Ohrit. Zhytësit thonë se çdo rast që regjistrojnë në ujërat e liqenit, e paraqesin te institucionet kompetente.

Miki Trajkovski

LEXO EDHE:

Back to top button