Peterhansel e Benavides, fitues në “Dakar 2021”

Stefan Peterhansel, arriti deri te fitorja e 14 në garën e mirënjohur në botën e relit “Dakar”, e cila sivjet u zhvillua në Arabinë Saudite. Në etapën e fundit, e cila u zhvillua nga qyteti Janbu e deri në Xheda, Peterhansel arriti deri te vendi i tretë, që ishte e mjaftueshme për të regjistruar triumfin e 8-të në konkurencën e makinave, pasi që 6 herë ka fituar garat me motoçikletë në relin e Dakarit. Në vendin e parë të etapës së fundit u ndal Karlos Sajnc, duke lënë pas Naser Al Atijahun, që duhej të kënaqet edhe me vendin e dytë në rënditjen e përgjithshme.

Në konkurencën e motoçikletave, më i mirë ishte Kevin Benavides, i cili e mbylli etapën e fundit në vendin e dytë, pas Riki Brabekut dhe ne fund iu gëzua vendit të parë në renditjen e përgjithshme.

LEXO EDHE:

Back to top button