Petkov: Bullgarët duhet të jenë të barabartë me popujt, të drejtat e të cilëve janë të përcaktuara në Kushtetutë
Petkov: Bullgarët duhet të jenë të barabartë me popujt, të drejtat e të cilëve janë të përcaktuara në Kushtetutë
Për palën bullgare është e rëndësishme, që bullgarët në Maqedoni të jenë të barabartë me popujt, të drejtat e të cilëve janë të përcaktuara në Kushtetutë, tha në paraqtijen e tij në emisionin “360 gradë” në Alsat, kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.
I pyetur për deklaratën e tij të fundit, në të cilën përmendi të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë, Petkov tha:
“Ne duam të sigurohemi që edhe të drejtat e bullgarëve në Maqedoni janë të barabarta me popujt e tjerë, të drejtat e të cilëve janë të përfshira në Kushtetutë. Kjo është e rëndësishme jo vetëm për Bullgarinë, por për të gjithë BE-në. Është e rëndësishme të sigurohemi, që të gjitha të drejtat e njeriut të jenë në të njëjtin nivel ligjor, gjë që do të konfirmojë se diskriminimi nuk mund të jetë në asnjë mënyrë pjesë e trajtimit të njërit apo tjetrit. Ky duhet të jetë një fakt për të gjithë qytetarët e BE-së,” tha Petkov./ Alsat.mk








