Petkov: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim francez, t’i zgjidhim vetë problemet

Petkov: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim francez, t'i zgjidhim vetë problemet

Është koha që së bashku, si dy shtete fqinje të mira, t’i zgjidhim çështjet e hapura pa ndihmën e askujt, është shprehur në emisionin “360 gradë” në Alsat kryeministri i Bullgarisë, Kiril Petkov.

I pyetur për qëndrimin e presidentit francez Makron, i cili u ofrua si lehtësues i dialogut mes dy vendeve, ai tha:

“Shpresoj dhe jam i sigurt se autoritetet e Maqedonisë së Veriut do ta mbështesin– është koha që këto çështje t’i zgjidhim së bashku dhe si dy shtete fqinje të mira që respektojnë njëri-tjetrin, ta bëjmë këtë pa ndihmën e askujt. Mendoj se kultura politike dhe gatishmëria për të pasur fqinjësi të mirë dhe konstruktivitet në të gjitha temat…nuk kemi nevojë për ndërmjetës. Duhet ta kryejmë punën. Koordinimi me partnerët evropianë është gjithmonë i mirë, por problemet duhet t’i zgjidhin dy vendet tona”, tha Petkov./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button