Petkov: Festojmë përvjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar, Goce Dellçev
Petkov: Festojmë përvjetorin e lindjes së revolucionarit bullgar, Goce Dellçev
Kryeministri bullgar Kiril Petkov përmes një shkrimi në Facebook, ka kujtuar në 150 vjetorin e lindjes, Goce Dellçev, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se sot festojnë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev.
Petkov, ka shkruar po ashtu se Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë së përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut.
“Sot festojmë 150 vjetorin e lindjes së një prej mendjeve më të ndritura në historinë tonë – revolucionarit bullgar Goce Dellçev. Ai është një nga simbolet e luftës për liri, ideolog i lëvizjes revolucionare çlirimtare maqedono-odrinase. Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me popullin e Maqedonisë së Veriut. Ai është një nga njerëzit që i bën krenarë të dy kombet”, ka shkruar Petkov./ Alsat.mk








