Petkov në Bruksel, raporton për marrëveshjet e arritura me Maqedoninë

Gazetar: Lluka Andreev

“Tashmë ka rezultate konkrete në marrëdhëniet me Shkupin,” tha kryeministri bullgar Kiril Petkov në takim në Bruksel me komisionerin për zgjerim të BE-së Oliver Varhei, shkruan Alsat.

Ai shtoi se rezultatet janë arritur në periudhë shumë të shkurtër kohore falë qasjes së re ndaj dialogut. Sipas Qeverisë bullgare, Petkov shpreson se përmirësimi i bashkëpunimit sektorial do të kontribuojë në arritjen e zgjidhjeve të pranueshme për çështjet politike. Tema e integrimeve evropiane të Maqedonisë ishte pjesë e bisedimeve të Petkovit me presidentin francez Emanuel Makron.

“E përshëndes këtë dialog konstruktiv dhe faktin që tashmë e kemi linjën e parë ajrore, që kemi bërë kaq shumë projekte të përbashkëta dhe grupe të përbashkëta pune. Ai tha se ky është drejtimi i duhur dhe përshëndeti dialogun e shpejtë dhe konstruktiv me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Kiril Petkov – Kryeministër i Bullgarisë.

Sa më shpejtë t’ia nisin negociatat nga fillimi, theksoi në seancën e sotme të Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane zëvendëskryeministri Bojan Mariçiq, ku pesë muaj pas publikimit, përfundimisht është shqyrtuar Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për vendin.

“Republika e Maqedonisë së Veriut ka nivelin më të mirë, më të lartë të gatishmërisë në rajon me notën mesatare 3.02. Sidomos nga zonat në grupin 1- bazat. Ky nivel gatishmërie është edhe më i lartë se vendet që tashmë kanë negociuar me Bashkimin Evropian për një dekadë, e kam fjalën për Serbinë-Malin e Zi”, tha Bojan Mariçiq – Zëvendëskryeministër për Çështjet Evropiane.

Deputetja e LSDM-së Snezhana Kaleska Vanceva shpreson se Maqedonia do t’i fillojë negociatat për anëtarësim këtë vit dhe do ta tejkalojë, siç tha, mosmarrëveshjet joracionale me Bullgarinë. Deputetja e opozitës, Gordana Siljanovska Davkova, nga ana tjetër, kujtoi se demokracia mësohet në shoqërinë e demokratëve, por se disa nga kërkesat bullgare nuk janë evropiane./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button