Petkov uron Kovaçevskin: Pres të punojmë së bashku

Petkov uron Kovaçevskin: Pres të punojmë së bashku

Kryeministri bullgar Kiril Petkov e uroi Dimitar Kovaçevskin për emërimin e tij si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe i uroi suksese Qeverisë së re në Shkup.

“Pres të punojmë së bashku për një dialog të ri konstruktiv dhe mirëkuptim në interes të marrëdhënieve tona dypalëshe, zhvillimi i të cilit është në dobi të madhe për qytetarët e Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar kryeministri bullgar në Facebook.

Kryeministri bullgar theksoi se qëndrimi i Bullgarisë për perspektivën evropiane të fqinjit të saj të ngushtë, Republikës së Maqedonisë së Veriut, është konsistent dhe i qartë. Sipas Petkovit, fqinjësia e mirë mund të sjellë përfitime serioze jo vetëm për të dyja vendet, por për të gjithë rajonin.

Kiril Petkov dhe delegacioni qeveritar i kryesuar nga ai nesër më 18 janar 2022 do ta vizitojnë Shkupin.

LEXO EDHE:

Back to top button