Petrov: S’kam dilema rreth formacionit të parë, kritikët le të vazhdojnë

Trajneri i kombëtares së Bullgarisë, Jasen Petrov tha se është plotësisht është i vetëdijshëm për skuadrën që do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut. Petrov pranon kritikat që janë drejtuar për skuadrën, por dëshiron të ketë edhe mbështetje për ekipin e Bullgarisë.

“Shpresoj që të gjithë të jenë të shëndetshëm deri në fund të gjithë fushatës, sepse janë katër ndeshje. Ne kemi sqaruar gjithçka për ekipin, nuk kam asnjë hezitim. Futbolli është loja më e madhe. Një sport që bën shumë njerëz të lumtur.

Ne shikojmë futbolli vetëm si lojë.Duhet të ketë dashuri, jo urrejtje, unë nuk jam politikan dhe nuk do të mbaj qëndrim për çështjen mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ne nuk i ndajmë ndeshjet në të rëndësishme dhe të parëndësishme. E ardhmja është gjithmonë më e rëndësishmja. Respekt për kundërshtarin, por ne duam të fitojmë. Në Razgrad është një atmosferë e mrekullueshme, kështu që ata kujdesen për ne në çdo moment, dua të falënderoj nikoqirët.

Uroj që kritikët të jenë gjallë dhe mirë. Kemi kaluar shumë momente të vështira dhe shpresojmë se kjo na ka ngurtësuar. Ata që na përkrahin, na përkrahin, na kritikojnë, na kritikojnë”, tha mes tjerash Petrov.

 

Ndeshja në mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, do të zhvillohet në stadiumin “Huvefarm” në Razgrad të Bullgarisë.

LEXO EDHE:

Back to top button