“Magazina Ekonomike” për rritjen e çmimeve dhe masat për zbutjen e çmimeve

“Magazina Ekonomike” për rritjen e çmimeve dhe masat për zbutjen e çmimeve

Gazetar: Ile Petrevski

A mund të zbutet vala e re e rritjes së çmimeve nga deputetët? Në një situatë ku nuk ka masa aktive të qeverisë për ruajtjen e fuqisë blerëse të qytetarëve, deputetët janë në test. A do të marrin guximin më në fund dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe jo për qëllime partiake? Shumiva qeverisëse thotë se së shpejti do të ketë masa të reja për qytetarët dhe kompanitë.

“Në rebalancin e buxhetit, janë rezervuar apo ndarë mjete në vlerë prej 76 milionë eurove, të cilat janë pikërisht për marrjen e masave, në mbështetje të qytetarëve dhe ekonomisë”, tha Marija Georgievska LSDM.

Përpos përfaqësuesve të qeverisë, në Magazinën Ekonomike në Alsat, argumentet e tyre i japin edhe deputetët e partive opozitare. Sipas tyre, kjo garniturë qeveritare ka bërë aq shumë dëme sa është vonë për të kërkuar ndonjë mekanizëm për uljen e pasojave.

“Më e pakta që mund të bëjë ekipi ekonomik i qeverisë për të përmirësuar situatën është të japë dorëheqje, nga i pari tek i fundit. Sepse këto politika ekonomike që ky ekip i miratoi, i solli në këtë nivel, për të pasur inflacionin më të lartë nga viti 94 e këtej, për 30 ditë shporta konsumatore do të rritet për 1300 denarë”, u shpreh Bojan Stojanoski -VMRO-DPMNE.

Prej kohësh në Kuvend kanë ngecur 50 propozim ligje, një pjesë e mirë e të cilave synojnë përmirësimin e standardit të qytetarëve./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button