Petrovska: Nuk ka kërcënim real për sigurinë e shtetit

Petrovska: Nuk ka kërcënim real për sigurinë e shtetit

Për momentin nuk ka asnjë kërcënim real për sigurinë e shtetit dhe këtë duhet ta dinë qytetarët. Nuk i lëmë asgjë rastësisë dhe shërbimeve, secili në kompetencën e vet, marrin masa shtesë për të garantuar sigurinë, deklaroi sot ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

“Mbrojtja kibernetike e të gjitha institucioneve, por edhe e gjithçkaje që përfaqëson infrastrukturën kritike është sfidë. Ministria është bartëse e zgjidhjes së re ligjore për mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe në fakt nesër në Klubin e deputetëve do të kemi debatin e fundit publik, pas së cilës ligji do të ndiqet në procedurë. Derisa ligji të miratohet dhe të hyjë në fuqi, absolutisht çdo institucion merr masa shtesë në drejtim të mbrojtjes kibernetike. Ne kemi komunikim dhe mbështetje të vazhdueshme nga partnerët strategjikë si brenda NATO-s dhe më gjerë. Mbrojtja kibernetike është diçka për të cilën duhet punuar vazhdimisht dhe nuk është diçka që përfundon njëherë e përgjithmonë”, deklaroi Sllavjanka Petrovska, ministre e Mbrojtjes.

LEXO EDHE:

Back to top button