Ylli portugez me familjën në Dubai, për të mbyllur marrëveshjen

Sipas asaj që raporton prestigjiozja spanjolle “Marca”, Kristiano Ronaldo është këto ditë në Dubai së bashku me familjen e tij dhe janë në hapat e fundit të mbylljes së marrëveshjes me klubin e Al-Nassr.

Sipas medias spanjolle, 37-vjeçari do të përfitojë një kontratë që i garanton plot 175 milionë paund në sezon, ndërsa një mundësi për të shtuar të ardhurat janë edhe reklamat me CR7 që do të ketë në përfitimin e tij të gjitha kontratat komerciale.

Al-Nassr është një nga klubet më të lavdishme në Arabinë Saudite teksa janë shpallur nëntë herë kampionë me triumfin e fundit që erdhi në vitin 2019 teksa në 2020 dhe 2021-shin fituan vetëm Superkupën dhe jo kampionatin.

Skuadra e Al-Nassr drejtohet nga një emër i njohur i trajningut botëror siç është Rudi Garsia që më herët ka pasur eksperienca të rëndësishme në Europë me Romën, Marsejën apo Lionin.

LEXO EDHE:

Back to top button