Petrovska: Tre rusët kanë punuar në kundërshtim me rregullat diplomatike
Petrovska: Tre rusët kanë punuar në kundërshtim me rregullat diplomatike

Kushdo që dëshiron të pengojë rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s nuk është miku ynë – kështu komentoi ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska dëbimin e fundit të tre diplomatëve rusë nga vendi.
Ajo gjithashtu përshëndeti punën e shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës.
“Bëhet fjalë për persona që, thënë me fjalor diplomatik, kanë punuar në kundërshtim me rregullat diplomatike, por është e qartë se sipas fjalorit të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, ata janë përpjekur ose kanë dashur të përzihen pak më shumë në atë që quhet interes strategjik kombëtar i vendit tonë”, tha Sllavjanka Petrovska – Ministre e Mbrojtjes.