Petrushevski: Me regjistrimin bëhet përpjekje për mbulimin e politikave të dështuara të BDI-së

Regjistrimi i popullatës është kurdisur me rezultate të cilat do e mbulonin shpërnguljen e shqiptarëve nga vendi për shkak të politikave të dëmshme të BDI-së, tha në emisionin e sotëm “ Rruga drejtë” në Alsat M, deputeti i VMRO-së opozitare, Brane Petrushevski. Sipas tij,

Nëse realizohet regjistrim real i asaj që e kemi si popullatë në Maqedoni dhe popullatës që është larguar në shtetet e Evropës perëndimore, do arrini në përfundimin se BDI si parti politike e cila 20 vjet është pjesë e pushtetit, absolutisht nuk është kujdesur për interesat e shqiptarëve. Ja, le të shohim cilat fshatra në Maqedoni kanë ngelur pa ujë dhe rrugë, në Kumanovë, Gjimnazi “Sami Frashëri” ku mësojnë bashkëqytetarët e mi shqiptarë, në çfarë kushtesh substandarde mësojnë, ndërsa katër vite ministër i arsimit ishte kuadër i BDI-së, tha Petrushevski.

LEXO EDHE:

Back to top button