Vuçiqi pas letrës së Biden: Njohja e ndërsjellë nuk qëndron në asnjë akt të organizatave botërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur pas pranimit të letrës nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ku pos urimit për ditën e shtetësisë së Serbisë kërkoi edhe arritjen e një marrëveshje me Kosovën, të përqendruar në njohje reciproke.

Vuçiq pas letrës së Biden thotë se njohja e ndërsjellë nuk qëndron në asnjë veprim, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova.

“Njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nuk qëndron në asnjë akt të ndonjë organizate botërore”, ka thënë Vuçiq teksa theksoi se e kupton që kjo është një politikë e re amerikane, por që përgjigja e tij nuk do të jetë ndryshe nga takimi në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator 2020.

“Nuk përshtatet kjo”, ka thënë Vuçiq.

Tutje Vuçiq ka thënë se njohja reciproke është e para që përmendet në urimin e Biden por e njëjta nuk ishte e pranime në urimet e vitit të kaluara nga ish-presidenti, Donald Trump.

Presidenti serb ka shtuar se nuk mendon që lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, po gënjen kur flet për bashkimin me Shqipërinë.

“Tash është plotësisht e qartë se që nga fillimi ishte ide amerikane. Është e qartë se ata duan poshtërimin e plotë të Serbisë. E tëra çfarë dua të them u kam thënë në fytyrë në Shtëpinë e Bardhë”, ka shtuar Vuçiq.

Ai thotë se është një rregull që për herë të dytë Haradinaj po e kërcënon se do ta rrëzojë.

“Gjithmonë është e mundur, por nëse do të ndodh – do ta shohim. Është fjalë për një njeri të rrezikshëm. Unë jam aq i madh sa të mos marrë pjesë në poshtërimin dhe shkatërrimin e vendit tim”, ka shtuar Vuçiq.

LEXO EDHE:

Back to top button