Pezullim mjekësor për Doentej Uajllder

Deontej Uajllder është goditur me një pezullim mjekësor gjashtë mujor, pas humbjes së tij me nokaut nga Tajson Fjuri në Las Vegas. Boksieri amerikani u dërgua menjëherë në një spital në Nevada për t’u kontrolluar pas përplasjes dhe ai tani do t’i nënshtrohet një operacioni në dorën e thyer, kur të kthehet në shtetin e tij në Alabama.

Si pasojë e plagëve të tij, Komisioni Shtetëror i Nevadës e ka këshilluar atë të pezullojë ndeshje deri më 8 prill, që do të thotë se ai nuk mund të kthehet në ring deri në atë datë, nëse nuk i jipet leja nga një mjek paraprakisht. Sipas “Daily Mail”, Uajllder gjithashtu ka thyer gishtin dhe kyçin e këmbës,

Kujtojmë se lufta me Fjurit dhe Uajllderit, ishte një nga më të mirat në vitet e fundit, me Uajllderin që rrëzoi Fjurin dy herë në raundin e katërt, por nokautimi nga Fjuri, në raundin e tetë, bëri që referi ta ndërpresë ndeshjen.

LEXO EDHE:

Back to top button