Protestat e 17 shtatorit në Tetovë, të akuzuarit për dhunë pranojnë fajin

Pesë të arrestuarit e protestës së 17 shtatorit në Tetovë u dënuan me kusht në seancën e sotme gjyqësore. Ata pranuan fajin dhe i kërkuan falje policisë ndërsa u zotuan se nuk do ta përsërisin veprën. Në vendimin se gjykatës theksohet se të ndaluarit e protestës në rast se e përsërisin veprën e njejtë penale brenda 3 viteve të ardhshme do të vuajnë nga një vit burg.

Familjarët e të dënuarve janë shprehur të pakënaqur nga vendimi i gjykatës. Njëri nga ta tha se ata duhej të liroheshin tërësisht nga akuza dhe jo të dënoheshin.

“Të kënaqur nuk jemi sepse i shpallën fajtor njerëzit që mbrojnë drejtësinë. Këta që protestonin dolën të mbrojnë drejtësinë, nuk dolën të thyejnë të demolojnë, por të shprehin një revoltë qytetare të jashtëzakonshme. Deri në momentin kur policia i bllokoi këto njerëz dhe filloi aksidenti”.

Organizatori  i protestës Blerim Amedi bashkë me katër persona të tjerë nga Tetova, u arrestuan për dhunën gjatë protestës së 17 shtatorit. Protesta ishte organizuar nga familjarët e 14 viktimave që humbën jetën nga zjarri në spitalin modular. Ndërkohë ende vazhdon hetimi për zjarrin në spitalin modular. Deri më tani prokuroria zbardhi vetëm se arsye e zjarrit ka qenë kablloja zgjatuese ku kanë qenë të kyçura defibrilatori dhe dy pajisje të tjera.

Bashkim Sulejmani

LEXO EDHE:

Back to top button