Pezullohet nga puna prokurorja Villma Ruskovska, kjo është arsyeja

Pezullohet nga puna prokurorja Villma Ruskovska, kjo është arsyeja

Gazetar: Lluka Andreev

Prokurori republikan, Lubomir Joveski ka suspenduar Vilma Ruskovskën, kryetaren e Prokurorisë së Krimit të Organizuar. Ruskovska ka konfirmuar për një pjesë të mediave se sot ka marrë vendim për largim nga pozita e saj. Sipas arsyetimit të Prokurorisë Themelore Publike, Joveski ka vendosur ta ndërmarrë këtë hap për faktin se aktualisht kundër prokurores është duke u zhvilluar procedurë penale, pasi ndaj saj është ngritur kallëzim penal. Ndryshe, shefi i Policisë Financiare, Arafat Muaremi, pak kohë më parë ka ngritur kallëzim penal kundër Ruskovskës.

Krahas suspendimit të Ruskovskës, sipas informacioneve të televizionit Alsat, Prokuroria ka iniciuar procedurë disiplinore ndaj saj, si dhe ndaj dy kolegeve të tjerë të Ruskosvkës, Ivana Trajçeva dhe Elizabeta Josifovska, të cilat e kanë kryer bastisjen në Drejtorinë e Policisë Financiare.

“Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot dorëzoi propozim për nisjen e procedurës disiplinore për vërtetim të përgjegjësi për tre prokurorë publik, për të cilët ekziston dyshimi se qëllimisht dhe pa arsye kanë bërë gabim të madh profesional, me çka kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore”, njoftojnë nga PTHP Shkup.

Drejtori i Policisë financiare vendosi që nëpërmjet gjykatës të dëshmojë se bastisja në zyrën e tij, e zbatuar nga Ruskoska, Trajçeva dhe Josifovska, ka qenë kundër- ligjore. Akuzat e tij për lëshime gjatë kontrolli i vërtetoi edhe monitorimi i zbatuar nga Prokuroria e Joveskit. Monitorimi në fjalë ka treguar se Ruskoska nuk i ka dhënë në dispozicion informacionet e kërkuara, ka qenë jo- kompetente për të vepruar, por se edhe nuk e ka argumentuar kërkesën për bastisje. Muaremi në denoncimin e tij theksoi se tre prokuroret e kanë keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kanë falsifikuar dokumente zyrtare. Kundër tre prokuroreve ai ngriti edhe parashtresa deri te Këshilli i prokurorëve publik.

Menjëherë pasi Muaremi i paralajmëroi denoncimet, Ruskoska akuzoi se pushteti i bën presion. Ndryshe, bastisja ndodhi më 18 korrik, pas një kallëzimi anonim penal kundër Muaremit, siç u shprehën nga Prokuroria e krimit të organizuar. Sipas deklaratës së Ruskosks, ajo ka kërkuar t’i dorëzohen lëndë nga Drejtoria që tashmë kanë qenë të mbyllura, andaj ka vendosur të bëhet bastisja./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button