Pezullohet sfida Brazil-Argjentinë, për arsye “shëndetësore”

Është pezulluar zyrtarisht ndeshja mes Brazilit dhe Argjentinës, e vlefshme për kualifikimet në Kupën e Botës. Pas shtatë minutave pasi nisi ndeshja, personeli shëndetësorë me policinë ndërprenë ndeshjen për arsye se disa lojtarë të Argjentinës kanë thyer rregullat.
Tre futbollistë që luajnë në Premierligë nga Argjentina nuk kanë qëndruar në karantinë për 14 ditë dhe ishin titullarë. Për këtë arsye, fillimisht u ndërpre takimi, por tani “Conmebol” ka konfirmuar se ndeshja është pezulluar.
“Nga vendimi i arbitrit, takimi i organizuar nga FIFA mes Brazilit dhe Argjentinës në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës është pezulluar”, thuhet në komunikatën zyrtare.