" "
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka firmosur marrëveshje me “Pfizer”-in, për të siguruar vaksina falas për atletët që do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike në Tokio.
Vaksinat fillimisht do të jenë të disponueshme për delegacionet e vendeve pjesëmarrëse në fund të muajit Maj dhe më pas ata do të marrin dozën e dytë pas arritjes së tyre në Tokio.
Plani hyri menjëherë në fuqi pas një takimit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) me qeverinë japoneze dhe ofertes nga shefi i “Pfizer”-it, Albert Burla. Kujtojmë se Lojrat Olimpike në Tokio, nisin më 23 korrik.








