Pfizer imponoi ndryshime në ligjin e ilaçeve në Maqedoni

Nevoja për ndryshimet e Ligjit për barna erdhi pas kërkesës specifike të kompanisë Pfizer, e cila sipas politikave globale vaksinat e tyre anti-kovid patjetër të jepen në shtetin ku ka përfaqësitë e tyre. Kreu i shëndetësisë Venko Filipçe tha se kompania farmaceutike nuk ka obligim të lidh marrëveshje me asnjë përfaqësues lokal, por vet të aplikojnë në institucionet përgjegjëse në secilin shtet, për të regjistruar produktin e tyre në Agjencinë e barnave. Ai shtoi se për 8 mijë vaksinat e blera nga Serbia, por edhe në blerjet direkt derisa eventualisht nuk ndryshohet ligji, mund të përdorin një dispozitë nga ligji aktual për të bërë importim emergjent të barnave pa e regjistruar të njëjtin.

Por, edhe ajo është procedurë për të cilën duhen dokumente të caktuara dhe ato janë dokumente që tani autoritetet serbe i presin nga kompania Pfizer për të na dhënë neve që të mundemi edhe përmes importit emergjent të sillen në vendin tonë. Nuk mund të ketë regjistrim në asnjë nga vendet sepse produktet janë të reja”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Procedura e njëjtë do të ndiqet edhe për prodhuesit tjerë të vaksinës anti kovid. Përveç vaksinës së Pfizer&BioNtech, e cila aktualisht ka marrë dritë jeshile për shitje nga Agjencitë e barnave të SHBA dhe BE, së bashku me vaksinat Moderna dhe atë të Oxford&AstraZeneca, këto tre opsione janë më të afërta për blerje direkt. Por, sipas Filipçes nuk përjashtohet mundësia që edhe vaksina ruse e kineze të importohet në vend. Sipas tij, prioritet janë ato të Pfizerit.

Dje bisedova me përfaqësuesit e Pfizer në Beograd, e cila praktikisht është kontraktues i zyrës së tyre të avokatëve në Nju Jork, në drejtorinë gjeneralë. Atje punohet në dy marrëveshje: së pari me draft marrëveshjen tonë për 800 mijë dozat tona të porositura dhe së dyti leja për autoritetet serbe që të na japin skedat që janë të nevojshme që ne ti importojmë ato vaksina nga Serbia tek ne”, pohoi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.

Për 833 mijë vaksinat që ne i presim përmes sistemit Covax, Qeveria në fillim të dhjetorit ndau afër 7,96 milion euro. Furnizimi përmes platformës Covax do të kushtojnë 10 dollarë për njësi, kosto për të cilën shteti ynë pagoi avanc prej 69.722.000 denarë apo diçka mbi 1.1 milion euro. Transporti për to nuk është i përfshirë.  Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Pfizer dhe BioNTech kanë rënë dakord për të furnizuar me vaksinën e tyre kundër COVID-19 përmes skemën e COVAX. Platforma e krijua në prill nga OBSH ku në të marrin pjesë 180 shtete, përfshihen edhe të gjitha anëtaret e BE-së.

 

Adnan Qaili

LEXO EDHE:

Back to top button