Piastri jep kohën më të mirë, e ndjekin Mercedesi dhe Ferrari
Ndonëse Ferrari dominoi sesionin e parë të provave të lira të zhvilluara në Melburn, në sesionin e dytë “ngriti kryet” makina MeLarenit me Oskar Piastri. I zoti i shtëpisë dha kohën më të shpejtë në sesionin e dytë: 1’19”729.
Pas tij u renditën dy makinat “Mercedes“ të Kimi Antonelli e Xhorxh Rasell, gati dy të dhjetat më të avashta. Në “Top-5” u renditën edhe Luis Hamilton e Sharll Leklerk me Ferrari, me monegaskun që pat dominuar në sesionin e parë.
Vetëm i gjashti holandezi Maks Verstapen me Red Bull, që la pas kampionin e botës në fuqi Lando Norris me makinën tjetër MekLaren.
Mëngjesin e së shtunës, në orën 06:00, do të zhvillohen provat zyrtare, ato për “pole position” e parë sezonal. Ndërsa të dielën, në orën 05:00, do të zhvillohet gara e Melburn, që pritet me interes duke parë ndryshimet në rregullore.







