San Antonio mund Detroitin, disfatë e Lejkersit në Denver

Ekipi i San Antonios fitoi 121-106 ndaj Detroit, në përballjen mes dy nga ekipet pretendente për titull këtë sezon në NBA. Viktor Uembanjama ishte lider për Spurs, autor i 38 pikëve e 16 rebound, mbështetur edhe nga Fox me 29 pikë.

Humbet skuadra e Lejkersit, që u ndal 120-113 nga Denver. Donçiç realizoi 27 pikë për miqtë, por që s’mjaftuan, ndërsa Nikola Jokiç e mbylli me një “triple double” për Denverin, me 28 pikë, 12 kërcime dhe 13 asiste.

Fitore në sekondat e fundit për Orlandon, që mundi 115-114 Dallasin, ndeshje ku u dallua Da Silva me 19 pikë.

Edhe Çikago fiton “in extremis”, 105-103 ndaj Feniksin, me Sekstonin si protagonist dhe autor i 30 pikëve.

Ekipi i Golden Stejtit, falë 26 pikëve të Podziemski dhe 23 pikëve të Melton, mposhti pas kohës shtesë Hjustonin me shifrat 125-123. Nuk zhgënjen ekipi i Minesota, që në fushën e tij triumfoi 115-107 ndaj Toronto (Eduards 22 pikë).

 

NBA-Rezultatet e sotme

Orlando – Dallasi, 115-114

Uashingtoni – Juta Xhaz, 112-122

Hjustoni – Golden Stejt, 113-115

Majami – Bruklini, 126-110

Minesota – Toronto, 115-107

San Antonio – Detroiti, 121-106

Feniksi – Çikago, 103-105

Denveri – Lejkersi, 120-113

Sakramento – Nju Orlinsi , 123-133

LEXO EDHE:

Back to top button