Pier Emerik Aubamejang merr një vendim të papritur

Piere-Emerik Aubamejang ka njoftuar vendimin për të mos e veshur më fanellën e kombëtares së tij. Sulmuesi i Barcelonës i jep fund karrierës së tij ndërkombëtare dhe e bëri këtë përmes një letre të hapur, në të cilën njoftoi zgjedhjen për të mos e përfaqësuar më Gabonin.

“Pasi kam përfaqësuar me krenari vendin tim për 13 vite, ju njoftoj se karriera ime ndërkombëtare ka marrë fund. Do të doja të falënderoja popullin gabonez dhe të gjithë ata që më mbështetën në momente të mira dhe të këqija,” ka theksuar Aubamejang.

Sulmuesi 32 vjeçar, është golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtares së Gabonit, pasi ka shënuar 30 gola në 72 ndeshje. Që nga 1 shkurti i kaluar ai ka veshur fanellën e Barcelonës, klubi që iu bashkua pasi u lirua nga Arsenali. Me fanellën e klubit blaugrana, deri më tani ka shënuar 11 gola në 16 ndeshje të luajtura në La Liga.

LEXO EDHE:

Back to top button