Pika për interpelancën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u vendos dhe më pas u hoq nga rendi i ditës

Pika për interpelancën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u vendos dhe më pas u hoq nga rendi i ditës

Pika për interpelancën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski u vendos dhe më pas u hoq nga rendi i ditës pasi deputeti i ZNAM-it, Boban Karapeovski, kërkoi që pika të hiqet me shpjegimin se Gjykata Kushtetuese është autoriteti më i lartë dhe kryetari i saj nuk përgjigjet para kuvendit. Nga Fronti Evropian, si dorëzues të interpelancës, thanë se seancën duhej ta drejtonte Kryetari i Kuvendit Gashi dhe jo nënkryetarja Bendeska. LSDM-ja vlerëson se Kuvendi nuk vendos për kreun e Kushtetueses por se VMRO-DPMNE-ja kishte bërë një precedent të ngjashëm më herët me Këshillin gjyqësor. Kreu i Kushtetueses nuk u paraqit në seancë kurse më herët kishte thënë se nuk i përgjigjet Kuvendit për punën e tij. Interpelanca ndaj Kostadinovskit ishte dorëzuar me akuzat se ka tejkaluar kompetencat e tij me vendimin për ligjin e gjuhëve. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button