Pike: Do të jetë një sezon tejet i vështirë

Pas ndeshjes së humbur 0-3 nga Bajerni në “Kamp Nou”, mbrojtësi spanjoll Pike potencoi se do të jetë një vit i vështirë për Barcelonën.

“Tani për tani ne jemi ata që jemi. Tani për tani kushtet në të cilat jemi nënkupton që pavarësisht konkurrimit rezultati është shumë negative. Do të jetë një vit i vështirë, mendoj se ky muaj është kyç, duhet të vazhdojmë me fitore në La Ligë. Në Ligën e Kampionëve sot nuk kemi qenë mirë, por kemi lojëra që duhet të fitojmë. Unë mendoj se rezultati është i rëndë dhe të luash në shtëpi dhe të marrë një rezultat të tillë është keq, por nëse shikoni lojën unë mendoj se në pjesën e parë ne luftuam”, tha mes tjerash Pike për “Movistar +”.

LEXO EDHE:

Back to top button