Regjistrimi i popullsisë në diasporë po zhvillohet me ritme të ulëta

Regjistrimi i popullsisë në diasporë po zhvillohet me ritëm të ulët, sidomos nëse krahasohet me periudhën kur filloi ky proces. Në mars të këtij viti në ditë regjistroheshin mbi një mijë mërgimtarë. Aktualisht numri i mërgimtarëve të regjistruar në ditë, nuk kalon më shumë se 100 persona. Nga Enti i Statistikave, thonë se për momentin nuk janë regjistruar as gjysma e numrit të mërgimtarëve të cilët pritej se do të regjistrohen.

Regjistrimi i diasporës po vazhdon në kontinuitet mirë por jo me intensitetin e kënaqshëm. Do të thotë duke pasur parasysh se liferohet me numër mbi 450 mijë pjesëtar të diasporës sonë, e duke pasur parasysh se deri tani kemi të regjistruar vetëm rreth 200 mijë do të thotë, ka hapësirë për tu regjistruar edhe më tepër. Do të kisha lutur që të intensifikohet diaspora, diaspora të zgjohet më tepër, të ndihmohet mes vete që të regjistrohen, ta intensifikojnë regjistrimin sepse me këtë vërtet do të bëjnë punë të madhe- deklaroi Ilmi Selami, Enti i Statistikave.

Mërgimtari nga Zvicra, Dritan Istrefi, thotë se kur filloi regjistrimi i diasporës, organizimi për të ndihmuar procesin ishte më i madh. Ai vlerëson se për momentin nuk janë regjistruar as 60% e mërgimtarëve në Zvicër.

Çdo familjar dehet të angazhohet tek pjesëtarët e familjes, ti marrë ata ti angazhojë të regjistrohen dhe të motivohen. NE tani në regjistrimin e parë, sipas statistikave, më 23.05.2021 kur e kemi bërë regjistrimin e fundit, kur u angazhuam në Zvicër, vetëm Zvicra i ka pasur të regjistruar 47.345 të regjistruar për të gjithë kohën, kurse në Zvicër jemi gjithsej 80 mijë qytetar nga Maqedonia. Do të thotë se neve na mungojnë gati 40% e banorëve tonë që jetojnë në Zvicër- pohoi Dritan Istrefi, mërgimtar.

Istrefi thotë se aktivistët përpiqen të motivojnë dhe angazhojnë sa më shumë persona që të ndihmojnë mërgimtarët e paregjistruar.

Po ka mobilizim janë disa grupe që janë të aktivizuara, por problemi është tash edhe koha e pandemisë dhe angazhimi jonë gjithmonë duhet të shkojë vetëm përmes telefonatave… Kam pasur kontakte me qytetet tera, Kërçovës e Tetovës që janë të angazhuar, por shpresojmë se deri në fund të javës do të jetë numër më i madh i regjistrimit- tha Dritan Istrefi, mërgimtar.

Prej në mars kur dhe filloi regjistrimi i diasporës online e deri më tani, janë regjistruar rreth 194 mijë mërgimtarë. Numri më i madh i të regjistruarve është nga Zvicra, Gjermania, Italia dhe SHBA-ja. Regjistrimi do të vazhdojë deri më 30 shtator, kur përfundon edhe regjistrimi i popullsisë rezidente.

Mefail Ismaili

LEXO EDHE:

Back to top button