Pike ka zbuluar arsyen e pensionimit të tij

Ditë më parë legjenda e Barcelonës, Pique njoftoi pensionimin nga futbolli. Ai luajti ndeshjen e tij të fundit në ‘Spotify Camp Nou’, kundër Almerias. Pas ndeshjes ai komentoi në lidhje me vendimin e tij, duke thënë që e do Barcelonën prandaj po largohet.

“Në jetë, kur rritesh, kupton se ndonjëherë të duash është të lësh të shkojë. Jam i bindur se do të jem sërish këtu në të ardhmen. Unë e dua Barçën. Kjo është arsyeja pse unë e konsideroj se është momenti i duhur për të shkuar. Kjo nuk është një lamtumirë. Këtu kam lindur, këtu do të vdes”, ishin fjalët e tij.

Pike largohet me kokën lartë, pasi ka fituar çdo trofe të mundshëm me ‘Blaugrana

LEXO EDHE:

Back to top button