Piloti i Ferrari-t penalizohet për garën e Montekarlo-s

Sharll Lekler, është penalizuar me 3 pozicione në startin e garës së të dielës, që do të zhvillohet në pistën qytetase të Montekarlo. Një lajm që ka zhgënjyer të gjithë te Ferrari, sidomos Leklerkun, që garon në pistën e shtëpisë.

Penalizimi ka ardhur për shkak se Leklerk ka penguar Lando Norris me MekLaren gjatë sesionit të tretë të provave zyrtare, duke mos i hapur rrugën. Incidenti ka ndodhur në zonën e tunelit. Kështu, Leklerk, që u rendit i treti, do ta nisë garën nga vendi i gjashtë.

“Bëra maksimumin që të qëndroja në krahun e majtë, por ishte e vështirë, pasi nuk kisha pamje. Kalova në anën e majtë sapo u njoftova që po vinte Norris, ndoshta jo në momentin e duhur, por bëra të pamundurën. Këtë gjë ua shpjegova edhe komisarëve”, tha Leklerk.

LEXO EDHE:

Back to top button