Piloti varet nga dritarja e kabinës së aeroplanit për marrë telefonin e humbur të pasagjerit

Piloti varet nga dritarja e kabinës së aeroplanit për marrë telefonin e humbur të pasagjerit

Një pilot i linjës ajrore dhe një punonjësit e  stafit të aeroportit të Kalifornisë punuan së bashku për t’ia dhënë pasagjerit telefonin të cilin e kishte harruar në portë.

Mirëpo, momenti u kap në kamera.

Southwest Airlines postoi një video në Facebook që tregon kapitenin e fluturimit i cili del nga dritarja e kabinës për të zgjatur dorën poshtë, në mënyrë që të tërhiqte telefonin që po ia jepnin punëtorët e ekuipazhit në terren, në aeroportin Long Beach, transmeton Telegrafi.

Linja ajrore shpjegoi se telefoni ishte gjetur në portë, pasi kishin hipur pasagjerët në aeroplan. Aeroplani më pas la portën për t’u përgatitur për ngritje.

Ekuipazhi i portës më pas ia kaloi telefonin ekuipazhit tokësor, kur më pas këta të fundit ia dhanë pilotit që t’ia jepte pasagjerit në bord.

LEXO EDHE:

Back to top button