Pilula eksperimentale që po reagon kundër simptomave të menopauzës
Pilula eksperimentale që po reagon kundër simptomave të menopauzës
Një pilulë eksperimentale po ndikon për të mirë te hormonet e grave në periudhën e menopauzës, duke reduktuar simptomat si temperatura e ngritur trupore dhe duke përmirësuar gjumin.
Sipas një studimi të ti ajo ka treguar ndikim më të mirë krahasuar me placebot.
Ilaçi që prodhohet nga marka farmaceutike “Bayer”, e cila ka bërë disa testime për pilulën e quajtur elinzanetant, funksionin duke bllokuar kemikalet e trurit që shkaktojnë luhatje të temperaturës trupore duke e rritur atë gjatë menopauzës te gratë, vezoret e të cilave nuk mund t’i prodhojnë më hormonet e quajtura estrogjen dhe progesteron. Kjo fazë ndodh rreth moshës 40 apo 50 vjeçe, shkruan CNN.
Vitin e kaluar, FDA-ja pati aprovuar një pilulë të ngjashme që quhej fezolinetant dhe shitej si Veozah.
Këto lloj pilulash janë opsion për gratë që kalojnë në periudhën e menopauzës. Ky tranzicion mund të sjellë shumë simptoma përfshirë, luhatjen e disponimit, mjegullim të mendjes, ndryshime në libido dhe pagjumësi.
Për disa gra këto simptoma janë të bezdisshme por nuk ndikojnë në jetën e përditshme. Për disa gra, simptomat në fjalë mund të jenë më të shprehura e ta dobësojnë organizmin dhe shumë doktorë hezitojnë të ofrojnë terapi tradicionale, si terapia e zëvendësimit të hormoneve, nga frika se kjo lloj terapie mund të rrit rrezikun për sulm, kancer e sëmundje të zemrës.
Doktoresha Stephanie Faubion, nga Mayo Clinic, ka thënë se shumë pak gra marrin ndonjë lloj ndihme, pasi që nga viti 1990, 40 për qind e grave që kalonin në menopauzë merrnin terapinë me zëvendësim të hormoneve (HRT).
Por pasi u bën studime e u gjet se kjo terapi rrit rrezikun nga sëmundjet e zemrës e kanceri, numri i grave që marrin këtë terapi ra në 4 për qind.
Ndërkohë që janë bërë shumë studime, është gjetur gjithashtu se HRT nuk shkakton rrezik të madh për shëndetin e grave kur përdoret gjatë kohës së menopauzës, por shumë doktorë janë ende skeptikë.
Prandaj doktoresha Faubion ka thënë se pilulat johormonale janë opsion më i mirë, por mendon se Veozah është mjaft e kushtueshme.
Për Veozah duhet paguar 550 dollarë në muaj, dhe shumë kompani të sigurimit shëndetësor nuk i mbulojnë këto shpenzime.
Kurse Bayer, kompania që prodhon pilulën elinzanetent, nuk ka treguar sa është çmimi i pilulës së tyre.
400 gra ishin pjesëmarrëse në dy pjesë të studimit që u publikuar të enjten në JAMA, të cilat kishin simptoma të moderuara të menopauzës, të cilat studiuesit i definuan si 50 ngritje të temperaturës trupore në javë dhe afërisht 14 deri ne 16 të tilla në ditë.
Në të dy pjesët e studimit, gjysmës së grave u janë dhënë pilula eksperimentale, ndërkohë që gjysma tjetër morën trajtim placebo. As studiuesit e as gratë nuk e dinin se kush po merrte placebon e kush po merrte pilulën, ndërkohë që gratë mbanin shënime të simptomave të tyre çdo ditë. Pas 12 javësh, gratë që morën placebo e ndërruan terapinë dhe morën pilulën dhe vazhduan ta bënin për 14 javë të tjera.
Pas katër javësh, gratë që merrnin pilulën elinzanetant, kishin tetë ngritje të temperaturës trupore më pak çdo ditë, gati sa gjysma e numrit që shënuan në fillim të studimit.
Ndërsa gratë që merrnin placebo kishin katër ngritje të temperaturës trupore më pak në ditë, krahasuar me numrin që patën në fillim të studimit.
Në fund të studimit, i cili zgjati 26 javë, më shumë se 80 për qind e grave që morën pilulën elizanetant patën të paktën 50 për qind reduktim të ngritjes së temperaturës trupore si dhe po e bënin gjumin më mirë.
Efektet anësore më të shpeshta, te gratë që morën pilulën, ishin kokëdhimbja dhe lodhja.
Bayer tashmë ka dërguar të dhënat e studimit për aprovim te FDA-ja, ndërkohë që Faoubion ka thënë se ky ilaç po duket të jetë mjaft premtues.