Pioli: Gabuam gjithçka në pjesën e parë

Milani përmbyll një javë zhgënjyese, që nisi me eliminimin nga Kupa e Italisë, vijoi me barazimin në transfertën ndaj Leçes dhe u konkretizua me dështimin në Superkupën e Italisë ndaj Interit. “Kuqezinjtë” zhgënjyen totalisht dhe u mposhtën 3-0 në një ndeshje pa histori, teksa trajneri Stefano Pioli pranoi se pjesa e parë ishte e mbushur me gabime dhe aspak në lartësinë e Milanit të zakonshëm.

“Bëmë një pjesë të parë jo në lartësinë e duhur. Gabuam qasje, vendosjen, mënyrën se si sulmonim e gjithçka tjetër. Provuam të ndryshojmë në pjesën e dytë, por nuk bëmë mjaftueshëm për të shmangur humbjen. Nuk po kalojmë momentin tonë më të mirë dhe kjo është e dukshme. Tani duhet të shohim përpara dhe të kthehemi shpejt në Milanin e zakonshëm”, u shpreh Pioli.

LEXO EDHE:

Back to top button