Pioli tregon se kush vjen me shpesh në zyrën e tij

Trajneri i AC Milan, Stefano Pioli ka folur për marrëdhëniet me lojtarët e skuadrës së tij. Trajneri 57-vjeçar ka qenë në krye të kuqezinjve që nga vjeshta e vitit 2019, duke fituar kështu edhe titullin e Serie A. Nën drejtimin e tij, skuadra ka bërë një hap mbresëlënës, i cili në masë të madhe i detyrohet atmosferës së favorshme në skuadër. Pioli pranoi se është gjithmonë i gatshëm të flasë me lojtarët.

“Të gjithë lojtarët e mi janë si fëmijët e mi për mua dhe mendoj për ta edhe kur jam në shtëpi. Çdo ditë flas me ta për futbollin dhe jo vetëm. Ata janë të rinj dhe kanë problemet e tyre. Rafael Leao është lojtari që ka qenë më shumë në zyrën time vitet e fundit. Lidhja jonë është shumë e fortë”, citohet të ketë thënë Pioli për “Fotmob”.

LEXO EDHE:

Back to top button