Pioli tregon se si do të luajë Milani kundër Interit

Stefano Pioli është i vendosur se skuadra e tij do të jetë në gjendje të korrigjojë gabimet e tyre kur të përpiqet të përmbysë një deficit prej dy golësh në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Interit të martën mbrëma. Pioli ka rrëfyer se nuk do të jetë e lehtë, por ka besim të pafund në cilësinë që ka në radhët e tij.

 

“Nuk është e lehtë të përgatitesh, por ne kemi një objektiv të rëndësishëm në mendje: të fitojmë ndeshjen për t’u kualifikuar në finale siç askush nuk do ta kishte parashikuar ndonjëherë. Tani më shumë se kurrë, askush nuk mendon se Milani mund të arrijë në finale. E di që mund të luajmë një ndeshje të madhe.

 

Këto janë llojet e ndeshjeve që disa lojtarë ëndërrojnë të përjetojnë. Ne e dimë se po e fillojmë me një disavantazh, por kemi cilësinë për ta përmbysur atë. Duhet të jemi të kujdesshëm (nga vendosjet. Është një nga pikat më të forta të kundërshtarëve tanë. Edhe ne do të duhet të përfitojmë nga mundësitë që marrim, më mirë se ndeshja e parë, Interi mbrohet shumë mirë.

 

“Ne kemi bërë disa gabime. Por, e kaluara është e parëndësishme. Nesër do të përpiqemi t’i kufizojmë gabimet tona në minimum, do të duhet të jemi më të vendosur dhe të gatshëm për t’i lexuar më mirë ato situata”, ka thënë më tej ai.

 

Ndeshja në “San Siro” do të nis në orën 21:00.

LEXO EDHE:

Back to top button