Pirlo shpjegon përse gabon Juventusi

Skuadra e Juventusit barazoi me Torinon në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A. Pas ndeshjes, trajneri Andrea Pirlo deklaroi se “bianconerët” po i komplikojnë vet ndeshjet.

 

 

 

“Fatkeqësisht po i komplikojmë vet ndeshjet tona, kemi bërë një fillim të mirë, zhbllokuam rezultatin por pastaj humbëm kontrollin. Mendonim të bënim një tjetër lojë një pjesën e dytë, e pastaj pranuam gol dhe u gjendëm në disavantazh. Bëmë gabime që po kuptohen nga kundërshtari, gjithashtu po humbim koncentrimin. Duhet të përmirësohemi e të kuptojmë që nuk duhet të dekoncentrohemi për asnjë sekondë. Të gjitha herët që gabon, e paguan”, tha mes tjerash trajneri i “Zonjës së Vjetër”.

LEXO EDHE:

Back to top button