Pjesë e kulmit në terreni, ndal sfidën në Turqi

Në ndeshjen në mes Anadallu Efes-it dhe Crvena Zvezdës, në kuadër të Euroligës, një pjesë e kulmit u përplas në palestrën turke dhe për fat të mirë, askush nga basketbollistët nuk pësoi asnjë lëndim.
Në mesin e çerekut të tretë , pran rezultatit 41-39 për skuadrën vendase, kur Crvena Zvezda ishte në sulm, një pjesë e kulmit u përplas në terren në afërsi të dy baskëtbollistëve, por për fat të mirë mirë askënd nuk e lëndoi.
Kjo solli habi tek të gjithë dhe ti gjithë shikonin kah kulmi, ndërsa arbitrat e ndërprenë takmin për disa minuta. Në fund, fitores iu gëzua skuadra vendase, pran rezultatit 72-59.