Plani “djallëzor” i Juventusit për Donarumën


Juventusi është në kërkim të një portieri, që siguron qetësi për shumë vite. Xhanluixhi Donaruma është një nga emrat më të mundshëm, ndihmuar edhe nga hezitimi i Milanit për të rinovuar me gardianin e kombëtares së Italisë. Kontrata e Donarumës me Milanin skadon verën e ardhshme dhe nëse nuk rinovon ka shumë mundësi që të largohet me parametra zero.

Juventusi po punon për të bindur portierin të mos rinovojë dhe të bashkohet me bardhezinjtë verën e ardhshme. Mësohet se Anjeli i ofron gardianit kontratë për pesë vite me pagë prej 10 milionë eurosh në sezon. Gjithashtu bardhezinjtë po kontaktojnë me agjentin Mino Raiola, që mësohet se i ofrojnë komisione të majme për të bindur Donarumën të veshë fanellën bardhezi.

LEXO EDHE:

Back to top button