Plani i Barcelonës, Mesi do të “dërgojë” Mbapen në “Kamp Nou”

Sipas të përditshmes katalanase ‘Mundo Deportivo’, Barcelona synon të firmos me sulmuesin francez në merkaton e ardhshme verore, duke llogaritur ish-kapitenin blaugrana (‘La Pulce’) si një ‘aleat’ të papritur.

Në fakt, 24-vjeçari Mbappe, të cilit nuk i mjaftoi një ‘hat-trick’ në finale për të festuar Botërorin e dytë radhazi, nuk është i kënaqur me marrëveshjen e rinovimit të arritur nga PSZH me Messin. Përkrah këtij të fundit nuk u hezitua të tregohej një kukull me foton e Mbape-s gjatë festimeve të Argjentinës në rrugët e Buenos Aires, mbi një autobus të hapur.

Kështu, Mbape do të ishte gati të pranonte destinacionin e Barcelonës, edhe për shkak se është i zhgënjyer nga ‘sulmet sociale’ të marra nga tifozët e Real Madridit, pasi refuzoi transferimin në ‘Casa Blanca’, verën e kaluar.

Sipas raporteve nga ‘Mundo Deportivo’, lidershipi katalanas ka “çaktivizuar çdo trill të mundshëm të Florentino Perez (president i Realit), duke i besuar kompanisë së tij, Acs, punimet e rinovimit të ‘Camp Nou’ si pjesë e projektit ‘Espai Barca”.

Jo vetëm kaq, një rol vendimtar do të luante politikani katalanas Manuel Valls, i cili në rolin e ‘ndërmjetësit’ do të merrej me ‘marrëveshjen’ me Emanuel Makron, presidentin e Francës, që e kishte bindur Mbapen të qëndronte në Paris. Për më tepër, marrëveshja mund të lehtësohet nga ‘përfshirja e Ousmane Dembele në negociata’./Telesport/

LEXO EDHE:

Back to top button