Viena, qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Viena, qyteti më i mirë në botë për të jetuar

Për herë të tretë në pesë vitet e fundit, Vjena zuri vendin e parë në Indeksin Global të Jetesës 2022 në raportin vjetor të publikuar nga The Economist Intelligence Unit (EIU). Në dhjetëshen më të mirë dominonin qytetet e Evropës Perëndimore. Kopenhaga pason Vjenën në vendin e dytë, me Cyrihun që zë vendin e tretë dhe pasuar nga Calgary në Kanada. Gjeneva është në vendin e gjashtë, e ndjekur nga Frankfurti në vend të shtatë, kurse Amsterdami siguroi numrin nëntë. Koncepti i jetesës vlerëson se cilat qytete në mbarë botën ofrojnë kushtet më të mira të jetesës. Raporti përcakton sfidat që mund t’i paraqiten një individi në çdo vend të caktuar dhe më pas krahason rezultatet ndërmjet vendndodhjeve. Çdo qyteti i është caktuar një vlerësim në komoditet për mbi 30 faktorë në pesë kategori të përgjithshme: stabilitet, kujdes shëndetësor, kulturë dhe mjedis, arsim dhe infrastrukturë. Vjena shënoi një rezultat afër përsosmërisë me 99.1 nga 100 në indeksin e saj përfundimtar.

LEXO EDHE:

Back to top button