Rikthim në Premier Ligë, Njukasëll kërkon sulmuesin e Barcelonës

Sulmuesi holandez, Memfis Depaj, nuk po gjen hapësira te skuadra e Xavi-t dhe tani në skenë është shfaqur Njukasëll.  Skuadra surprizë e Premier Ligës,  renditet në vendin e dytë dhe projekti po jep frytet e para, por ndërtimi i një skuadre solide vijon.

Kështu, anglezët janë të gatshëm të paguajnë kartonin e holandezit dhe të mbyllin operacionin në janar. Nga ana tjetër, 28-vjeçari është i hapur për një rikthim në “ishull”, pasi më parë ka luajtur për Mançester  Junajtedi në sezonet 2015-2017 dhe projekti i Njukasëllit, mund ta bindë të largohet përfundimisht nga Barcelona.

LEXO EDHE:

Back to top button