Plas bombola e gazit në Cërrik, banesa digjet plotësisht, në spital pronari dhe mbesa 18- vjeçare


Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në Cërrik.

Policia informon zyrtarisht se banesa e familjes Ziu është djegur plotësisht nga flakët ndërkohë janë lënduar dy persona.

Saktësisht lëndime në trup ka marrë pronari i banesës, i moshuari 81- vjeçar I.Z, si dhe mbesa e tij, 18- vjeçarja K.Z.

Ata janë çuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Cërrik/Informacion paraprak

Rreth orës 21:00, në fshatin Selitë, Cërrik, në banesën e shtetasit I.Z., 81 vjeç, ka plasur një bombul gazi dhe për  pasojë banesa ka marrë flakë dhe  është djegur plotësishtë  si dhe janë lënduar në trup pronari i banesës dhe mbesa e tij shtetasja K.Z., 18 vjeçe, të cilët janë transportuar në Spital për ndihëm mjekësore,  jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:

Back to top button