Orban me dekret ndalon hyrjen e të huajve në Hungari


Kryeministri hungarez Viktor Orban ka dhënë dekret me të cilin ndalohet hyrja e të huajve në vend, me disa përjashtime.

Ndalesa, e cila sot u publikua në Gazetën Zyrtare të këtij vendi, do të hyjë në fuqi nesër, ndërsa u paralajmërua të premten e kaluar.

Përjashtime zbatohen për zyrtarët qeveritarë që organizojnë ngjarje zyrtare, marrës të shërbimeve mjekësore, studentë të huaj me vërtetim për studimi të rregullt, shoferë kamionësh në rrugën e tyre për në shtëpi, mysafirë në tubime familjare si dasma, dhe pjesëmarrës në ngjarje sportive, kulturore ose fetare.

Secili që do të marr leje për hyrje në Hungari duhet të shkojë në karantinë dyjavor dhe të ketë dy teste negative në koronavirus.

Karantina dyjavorë është obligative edhe për hungarezët që vijnë në vend nga vendet tjera.

LEXO EDHE:

Back to top button