53 kg drogë në bombola gazi, kapet italiani në Muriqan


Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas italian, i cili është kapur me drogë.

Burime për Abc News bëjnë të ditur se në pikën kufitare të Muriqanit, është ndaluar italiani që udhëtonte me një makinë tip “Fiat Doblo”, ku pas kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde narkotike e paketuar në formë çokollatë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar 53 kg çokollatë d.m.th hashash i presuar i gatshëm për treg. Lënda narkotike ishte e vendosur në tre bombola të ndryshme, e ndarë me nga 5 kg secila.

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin e të arrestuarit./ABCNEWS/

LEXO EDHE:

Back to top button