Platini: Sërisht do të votoja për “Katar 2022”

Mishel Platini nuk është penduar që ka votuar në favor të Katarit për mikpritësin e Botërorit 2022.

“Kupa e Botës 2022 do të jetë një ngjarje e rëndësishme për zhvillimin e futbollit në botë. Për këtë arsye unë votova që të zhvillohej në Katar, me kusht që gara të mbahej në dhjetor, siç është vendosur tani. Unë nuk pendohem absolutisht nga ky vendim. Tani më duhet të gjej disa sfida që më përshtaten dhe të vazhdoj luftën ndaj dënimit të padrejtë që më goditi. Nuk do të dorëzohem,” tha mes tjerash Platini.

Francezi i njohur drejtoi UEFA-n nga viti 2007 deri më 2015. Më pas u akuzua se kishte futur në xhep 2 milionë franga zvicerane nga presidenti i atëhershëm i FIFA-s, Sepp Blatter. Pasi u pezullua nga çdo funksion në futboll, Platini u mor në pyetje në Francë për caktimin e Kupës së Botës në Katar.

LEXO EDHE:

Back to top button