Regjistrohen 17 viktima dhe 1.347 raste të reja me koronavirus

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.096 teste të kryera janë regjistruar 1.347 raste të reja me Covid-19. Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 451 pacientë, transmeton Alsat. Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 122.227 raste, prej të cilëve 102.652 janë shëruar, kurse 3.545 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 16.030 raste aktive me virusin korona.

LEXO EDHE:

Back to top button