​Plenkoviq bisedë telefonike me Borrell

Kryeministri i Kroacisë Andreja Plenkoviq ka zhvilluar sonte një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

“Në bisedë, Josep Borrell shprehu shqetësimin për rrëzimin e fluturakes ushtarake. Prioriteti është rritja e shkëmbimit të informacionit ndërmjet anëtarëve të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për të parandaluar incidentet”, ka shkruar Plenkoviq në Twitter.

Plenkoviq ka thënë se në prag të vizitës së Borell në Bonjë e Hercegovinë, ai bëri thirrje për përpjekje shtesë për të arritur një marrëveshje mbi ligjin zgjedhor.

LEXO EDHE:

Back to top button