“Plumb në kokë”, shtetasi serb kërcënon me jetë dhe largon nga autobusi disa migrantë

Në rrjetet sociale qarkullon një video e një shtetasi serb i cili duke fyer dhe kërcënuar i largon disa emigrantë nga autobusi i linjave brenda qyteteve, përcjell Alsat. Edhe pse emigrantët pyesin se pse po zbriten nga autobusi, shtetasi serb vazhdon duke i kërcënuar me jetë.
“M70 dhe plumb në kokë. Duhet tu vrasin të gjithëve. Do të mësosh serbisht vetëm kur të qëlloj në atë kokë të zezë”, u thotë shtetasi serb migrantëve.
https://twitter.com/Djuro67087548/status/1441642200652083203?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1441642200652083203%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fsitel.com.mk%2Fsrbin-so-seriozni-zakani-brka-migranti-od-avtobus-site-treba-da-ve-ubijat-video