Po hetohet regjistrimi i pronës së “Transmet-it” si pronë e TV Nova
Po hetohet regjistrimi i pronës së "Transmet-it" si pronë e TV Nova
Ekzistenca e mundshme e mashtrimit gjatë regjistrimit të pasurisë së Transmet-it në pronësi të Televizionit Nova është në procedurë para-hetimore, deklaroi në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat, drejtori i policisë financiare, Arafat Muaremi.
“Është objekt i para- hetimit. Hetimi duhet të tregojë se kush është ai që ka vendosur të jetë i tillë dhe ta shprehë në kadastër”, ka thënë Muaremi, duke mos dashur të zbulojë informacione shtesë lidhur me rastin që është në procedurë para- hetimore./Alsat.mk








